Deri në fund të vitit, do të jenë edhe disa festa zyrtare në të cilat pushohet

Ani pse ditë punë, të hënën nuk u punua.

E hëna e 10 prillit është ditë pushimi për të gjitha institucionet e Kosovës, si zëvendësim i së dielës së 9 Prillit, ditën së Kushtetutës.

Megjithatë, kjo bartje e festës nga vikendi në ditët e javës iu konvenon shumë prej kosovarëve, që janë të angazhuar si zyrtarë në sektorin publik.

Jo të gjithë mendojnë njëjtë.

Përveç ditës së hënë, edhe e marta e 11 prillit do të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet. Kjo në nder të pashkëve katolike.

Përjashtim këtu bën Gjykata Speciale që edhe pse selinë e ka në Hagë të Holandës, ajo funksionon si institucion brenda shtetit të Kosovës.

Pikërisht të martën do të nisë procesi i dëgjimit të dëshmitarëve dhe paraqitjes së provave nga Prokuroria Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndërkohë, arsyet se pse kjo gjykatë nuk i respekton ligjet e Kosovës i tregon avokati Skender Musa.

Sipas kalendarit të festave zyrtare, deri në fund të vitit do të jenë edhe gjashtë festa të tjera gjatë së cilave do të pushohet.

Lexo edhe:  Banesat për çifte fillojnë këtë vit, duhen 15 vite për të paguar kredinë