E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në familjen Kamenica nga fshati Mirash i Ferizajt. Në shtëpinë e tyre, në rrugën “Rexhep Demiri, djali 42-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e tij, teksa tashmë kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës.

Për motive akoma të panjohura, Kamenica i ka dhënë fund jetës duke u varur në shtëpinë e tij dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që mjekët intervenuan dhe tentuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Postimi i plotë:

“Te Allahut jemi dhe te ai do t kthemi ju njoftojm qe sot me daten 01.10.2023 ndrroj jet ma i dashuri jon babi Ismet Kamenica Allahu te shperbleft me xhehnet.
E pamja hapet sot ne mengjes ne rrugen Rexhep Demiri ne lagjen tonë.”

Mirash Press shpreh ngushëllimet familjes.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve vijim