‘Derbi nuk luhet, derbi fitohet’ – Gjilani dhe Drita luajnë ndeshjen e zjarrtë për t’i arritur synimet!

Në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll na pret një ndeshje e cila pritet të jetë më e nxehta e këtij stinorit.

Të gjithë sytë janë nga qyteti i Gjilanit, aty ku do të përballen rivalët lokal, Gjilani dhe Drita, raporton Gazeta Enigma.

Gjilani do të jetë në cilësinë e vendasit, kurse skuadra e Dritës do të jetë mysafirë në këtë ballafaqim.

Gjilani aktualisht renditet në pozitën e tretë me 51 pikë të mbledhura, 7 më shumë se Prishtina e cila renditet në vendin e katërt. “Kuqebardhët” duhet t’i fitojnë edhe dy pikë për të siguruar garat evropiane e që do të ishte sukses i madh pasi që rrugëtimi i tyre deri më tani ka qenë i luhatshëm pasi që kanë pasur probleme financiare e që tani gjithçka është rregulluar dhe se klubi po vazhdon fuqishëm drejt synimeve.

Drita aktualisht është duke e kryesuar tabelën me 66 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Ballkani. Skuadra e Dritës me doemos do të luaj vetëm për fitore në derbin e nesërm pasi që shumë lehtë mund ta humbet titullin kampion.

Kujtojmë që SC Gjilani është edhe në finale të Kupë së Kosovës në futboll ku do të përballet me FC Prishtinën.

Gjilani – Drita do të luhen në stadiumin me bari sintetik pa prezencën e tifozëve për arsyeje se Policia e Kosovës nuk e ka lejuar këtë. Ndeshja fillon nga ora 15:00

 

Lexo edhe:  Fillon shitja e biletave për finalen e Kupës, interesim i madh nga "Skifterat"