Deputetja Kearns kërkon sanksione ndaj Serbisë

Deputetja britanike Alicia Kearns, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me mungesën e sanksioneve për Serbinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Kearns ka thënë se megjithëkëto veprime të Serbisë, e sanksionuar mbetet Kosova e jo Serbia.

Po ashtu deputetja britanike e ka përmendur edhe lirimin e Millan Radojçiqit nga Gjykata e Serbisë.

“Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:  Ia kishte lënë amanet Kombëtaren, Nedim Bajrami shkoi te varri i gjyshit me fanellën e Shqipërisë: Gjysh, zgjodha SHQIPËRINË