Deputetja e VV-së: Lushtaku i vogël po rren, më shau me nënë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku po gënjen kur po e mohon se e ka sharë atë me nënë gjatë përleshjes fizike në Kuvend në korrik, shkruan 02 Press.
Kurti thotë se flitet për UÇK-në nga ai që shan motrën e një dëshmori, që është nëna e saj.
Postimi i plotë:
Nga sharja në rrenë. Prej rrenës në rrenë.
Mërgim Lushtaku rishtazi paska qenë në emisionin Libero. Njëra nga zonjat me të drejtë fjale e pyet mbi sharjen që më ka bërë mua. Lushtaku i vogël e mohon prapë. E falenderoj zonjën Sadete për pyetjen dhe ballafaqimin që i bëri.
Nuk më vjen keq veç për rrenën në rastin tim. Më vjen keq flitet 95 përqind të kohës për UÇK-së pikërisht prej atij që shau motrën e dëshmorit. Nënën time