Dita e diel – ditë pune gjatë Ramazanit: Bizneset në Mitrovicë do të punojnë pa problem

Bizneset në Mitrovicë mund të punojnë pa asnjë problem gjatë vikendit.

“Jepi zë” merr vesh se të gjitha bizneset do të lejohen të punojnë të dielave gjatë javëve në vijim.

Ky vendim vjen pas kërkesës së disa bizneseve që gjatë Ramazanit të ju lejohet puna për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve për furnizim.

Kjo kërkesë ka hasur në mirëkuptimin e Komunës së Mitrovicës, pasi që dihet se mitrovicasit janë ndër qytetarët që më së shumti e agjerojnë Ramazanin.

Ndryshe gjatë verës dhe në fund të vitit, dita e diel bëhet ditë pune për shkak të ardhjes së mergimtarëve për pushime./ Jepi zë

Lexo edhe:  “Shpeshherë qëndronim pa ngrënë, u jepnim bukë fëmijëve e civilëve”, ish ushtari i UÇK’së: Po harrojmë shpejt