Deputeti i VV-së nga Vushtrria tregon modesti, udhëton me autobus për Prishtinë e madje rri në këmbë

Ndonëse në moshë, deputeti i VV-së Nasuf Bejta, nuk ka pranuar t’i lirohet vendi kur hypi në autobusin për Prishtinë.

Nga fshati i tij Smrekonicë, Bejta ka qëndruar në këmbë deri në Prishtinë, shkruan “Jepi zë”.

Kështu ka thënë aktivisti nga Mitrovica, Liridon Kurti, i cili qëlloi rastësisht në autobusin e njëjtë.

Këtë sjellje modeste të deputetit Bejta, e ka vlerësuar edhe aktivisti Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Mirëmëngjesi

Përkundër moshës dhe pozitës , Nasuf Bejta, deputet i Republikës së Kosovës, përgjatë gjithë rrugës Smrekonicë-Prishtinë qëndroi në këmbë.

Për mua personalisht ishte kënaqësi me pa një njeri të tillë modest e kokulur. Zakonisht jemi mësu me pa deputetë e politikanë arrogantë, mendjemëdhenj e që nuk prekin n’tokë andaj pata dëshirë me nda si shembull me juve.

P.S. Nuk njihemi personalisht😀

Lexo edhe:  Rruga me borë, fermeri nga Vitia bartë ushqimin me kalë