Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Lipjanit, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Smallushë të Lipjanit, ku një person ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se viktima mashkull është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

“Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga  mjeku kujdestar është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Pamje: Aksident mes dy veturave në Kijevë