Deputeti i parë i VV-së që bëhet kundër Qeverisë për pagat: Të procedohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është i pari nga partia në pushtet, që ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Rrahmani në një postim në Facebook ka kërkuar që të procedohen pagat për mësimdhënësit, dhe orët e humbura të kompensohen.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Lexo edhe:  Kjo është zyrtarja policore që u vetëplagos, iniciohet procedurë penale për ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’