Dënohet me 14 vjet burg personi që vrau mërgimtarin kosovar në Zvicër

Ardit Nikçi, 20 vjeçar nga Kosova kishte mbetur i vdekur pas një përleshje mes disa personave që ndodhi të shtunën e 25 shtatorit 2021 në një pompë të benzinës në Luzern të Zvicrës.

Prokuroria kishte hapur një hetim penal ndaj 13 personave. Tani është shpallur aktgjykimi ku i dyshuari kryesor që vrau me thikë Ardit Nikçi duhet të shkojë në burg. Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe për këtë mori 14 vjet e shtatë muaj.

Në total, gjashtë nga tetë të pandehurit u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në zënkë. Dy persona që ishin aty prezent, por nuk morën pjesë, u shpallën të pafajshëm.

Sipas tyre të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Scharacher në Geuensee.

Policia bën të ditur se në konflikt janë përdorur edhe gjësende të ndryshme, ku 20-vjeçari nga Kosova mbeti i vdekur në këtë përleshje, ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.

Lexo edhe:  24 vite nga thyreja e kufirit shqiptaro-shqiptar