Situata e rënduar ekonomike, propozohet ulja kufizimit për importin e veturave në vitin 2005

Veturat më të vjetra se 10 vjet nuk lejohen të importohen e regjistrohen në Kosovë.

Por, kufizim po kërkohet të hiqet, meqë do largonte nga trafiku shumë vetura të tejvjetruara që kanë mbetur në qarkullim.

Disa nga qytetarët që Klan Kosova i ka intervistuar të dielën ishin të mendimit se ky limit duhet të caktohet nga viti 2005.

Kjo duke u bazuar edhe në situatën ekonomike të vendit.

Heqjen e këtij kushti, e përsëriti edhe një deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në seancën e fundit të Kuvendit.

Edhe ambientalistët janë PRO kësaj nisme, por duke respektuar kriteret për katalizatorë.

Lexo edhe:  E rrahu gruan me shuplaka pas një mosmarrëveshje, burri 26-vjeçar përfundon në ndalim policor