Dalin pamjet, kështu e ka blinduar KFOR-i kufirin në Jarinje

Mbi dhjetë mjete ushtarake të KFOR-it kanë arritur në pikën kufitare në Jarinje mëngjesin e sotëm.

“Jepi zë” raportoi nga burime brenda Policisë, se KFOR-i ka arritur këtë mëngjes në pikën e Jarinjes ku ka nisur një izolim me tela gjemborë.

Ndërkohë “Jepi zë” ka siguruar edhe pamje se si KFOR-i e ka blinduar kufirin në Jarinje.

Kjo, sipas burimeve, po bëhet për ta siguruar pikën kufitare të Kosovës, e cila dyshohet të jetë cak i disa nacionalistëve serbë gjatë një proteste të paralajmëruar për sot.

Sipas paralajmërimeve, qëllimi i këtyre nacionalistëve është heqja e pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje.

Këtë rrezik e kanë raportuar disa mediume në Kosovë, duke cituar ekspertin e sigurisë Agim Musliu, i cili tha se ka rreizk për një akt agresioni ndaj kufirit të Kosovës.

Musliu tha se qindra serbë nacionalistë, të lidhur me Rusinë, gjatë të dielës në mesditë kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Lexo edhe:  “I dua 300 euro ose e pëson keq”/ Djali kërcënon nënën, është abuzues i narkotikëve