Dalin pamjet e objektit të djegur të gjykatës në Kaçanik, dyshohet se dikush ia vuri flakën qëllimisht

Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar lidhur me zjarrin në objektin e këtij institucioni, dega në Kaçanik.

Në njoftim pohohet se dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.

“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale por jo pasoja me njerëz.

Sipas të dhënave të Organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani”, thuhet në kumtesë.

Gjykata po ashtu ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes:

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova