Dalin pagat e mësimdhënësve

Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin në xhirollogari”, ka thënë Ibrahimi.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është i arrestuari për shpërthimin te shtëpia e vëllezërve Pergjegjaj në Pejë, i sekuestrohet vetura