Çifti ndahet sherri i veturës, kishin mosmarrëveshje rreth përdorimit të saj

Një çift në Kishnicë janë ndarë dje, pasi paraprakisht burri e lajmëroi policinë se ka një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij , rreth përdorimit të veturës së tyre

Pas këtij denoncimi, ai ka deklaruar se nuk do të jetojë më me tashmë ish-gruan e tij.

Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Kishnicë  07.05.2024-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Kush është serbja që jeton në Kosovë e cila po i mashtron zvicranët duke ju marrë para?