Çifti i moshuar lajmërohet pas 7 muajsh për 1,050 euro, tek pasi kërkohet nga policia

E ruajtën çdo cent, ani se nuk ishin të tyre.

Megjithatë, 1 mijë e 50 eurot që i gjetën në tokë në hyrje të një qendre tregtare, një çift i të moshuarve nuk i lajmëruan në polici.

Por, videot e kamerave të sigurisë dëshmuan që paratë i morën të moshuarit, por nuk mjaftuan që ata të gjenden edhe pas shtatë muajsh prej kur ngjarja ndodhi.

Andaj organet e rendit u detyruan që përmes publikimit rrjeteve sociale të kërkojnë ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tyre, njofton Klan Kosova.

E kur të moshuarit e panë që po kërkohen nga policia u lajmëruan vetë.

Megjithatë, paratë thanë se i ruajtën në bankë që më pas t’i dhurojnë për bamirësi.

Në fakt, me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, po ngarkohet vetëm gruaja e cila edhe i mori paratë nga toka.

Ani se u dorëzuan në polici, paratë nuk i mori ende pronari i tyre. Ai nuk gjendet në Kosovë, e derisa ai të kthehet e të përfundojnë hetimet ato do t’i mbajë Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Lexo edhe:  Hajnat vjedhin stoli ari e para në Podujevë, gjithçka kapet nga kamerat e sigurisë