Vetura përplas motoçiklistin në Gjakovë, arrestohet shoferi 20-vjeçar

ka shkaktuar një aksident me lëndime të rënda, dje në fshatin Rogovë. I riu po dyshohet se ka goditur një motoçiklist, si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik.

Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se motoçiklisti që ka pësuar lëndime të rënda është po ashtu i moshës 20-vjeçare, i cili është dërguar në QKUK, pasi fillimisht i ishte dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sipas informatave të para, në momentin që automjeti ka goditur motoçikletën, shoferi i këtij të fundit është përplasur përtokë dhe me urgjencë është dërguar në spital.

Ndërsa i dyshuari për këtë aksident është arrestuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Lexo edhe:  Radojçiqi kalon lirshëm kufirin me Serbinë, Policia arreston disa dele në kufi me Maqedoninë e Veriut