Rast i rëndë i dhunës: dy persona me maska e dhunojnë një femër në veturë

Edhe një rast i dhunës seksuale është evidentuar nga Policia e Kosovës ditën e djeshme në terren, më saktësisht në Gjakovë.

Një femër ka raportuar në polici rreth orës 13:00 se dy persona e kanë futur me dhunë në veturën e tyre dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Policia për këtë ngjarje ka arritur të arrestojë vetëm një person deri më tani.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Ish-dhëndri me ish-vjehrrin përfundojnë në konflikt fizik, shkak denoncimi për një borxh të madh