“Çdo njeri që e kritikon qeverinë Kurti është njëfarë tradhtari”

Analisti, Dardan Gashi, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se deklaratat e akterëve ndërkombëtarë lidhur me situatën në Veri të Kosovës, janë në favor të Kosovës.

“Ne kemi një hierarki totale në veri, nuk kemi institucione qeverisëse të katër komunave, nuk kemi datë për zgjedhje, për këtë mund të them se është edhe antikushtetuese”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se është një situatë të re, edhe pse sipas tij, ka pasur dhe me herët barrikada në veri, por ato janë tërhequr, kurse për situatën aktuale nuk po mundet të gjendet një zgjidhje.

Gashi ka potencuar se Veriu i Kosovës tani është në vitin 2000-2001.

“Çdo njeri që e kritikon qeverinë Kurti është njëfarë tradhtari, një njeri që nuk ia don të mirën Kosovës, pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme të Kurtit në veri”, ka thënë tutje Gashi.

Lexo edhe:  Arrestohet 52-vjeçari në Shtime për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij