Buzhala i reagon Hoxhës: Une jam kosovarist o m**, jam shqiptar kosovarist

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër pas deklaratave fyese e të ulëta nga këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, i cili në tentativën e tij për të njollosur Rrahman Jasharajn, ofendoi edhe popullin e Kosovës duke i quajtur “kosovaristë”.

Hoxha është kryqëzuar në rrjete sociale pas fjalëve denigruese në adresë të Jasharajt, pasi që quajti kreun e SBASHK’ut “anëtar të partisë serbe”.

Madje, këshilltari i Kurtit shpresonte se nuk do të shpallej non-grata nga “kosovaristët”, fjalë kjo që ka qenë e papranueshme për një pjesë të madhe të publikut, përfshirë Berat Buzhalën.

“Une jam KOSOVARIST o mut, jam shqiptar kosovarist”, shkroi Buzhala.

Pastaj pati edhe një pyetje për Elvis Hoxhën.

“Ti cka je? Ti nuk je as shqiptar e as kosovar. Ti nuk je kurrkushi”, përfundon postimi i Buzhalës.

Hoxha u detyra të kërkonte falje më pas, pas rrenës që e lëshoi për Jasharajn, duke e quajtur “lajm të paqëndrueshëm”.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës hap 3 vende të punës, këtu mund të aplikoni