Burri rrah gruan në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 13.07.2024 në Podujevë.

Rreth orës 01:00 një person u arrestua në Podujevë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Zyrtari i VV-së, Fidan Ademi: Nëse Serbia shkel sërish sovranitetin e Kosovës duhet t'i përgjigjemi me zjarr e forcë