Burri nga Prishtina i jep dajak të dashurës në kafeteri, ky ishte motivi!

Dyshimet për tradhti shumë shpesh bëhen shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur dje në një lokal në rrugën ‘Ferid Curri’ në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim një person të dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja, viktimë e këtij rasti e ka raportuar partnerin e saj në Polici, me pretendimet se e ka sulmuar fizikisht derisa ishte në një kafeteri bashkë me nënën e tij.

Sinjali mëson se në bazë të dëshmisë të viktimës, të dhënë para hetuesve policorë është kuptuar se çifti kanë pasur probleme me njëri-tjetrin në vazhdimësi. Motivi i gjithë këtyre konflikteve mes tyre dyshohet të jetë xhelozia.

Si rezultat i denoncimit, Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i marrë informatat e para, ndërkohë që kanë nisur kërkimet edhe për të dyshuarin, i cili gjendet akoma në arrati.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për përfshirje në grabitjen në Suharekë