Burri në Prizren tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon sasi të mëdha të hapave për qetësim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të komunës së Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima, 42-vjeçar dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Ai është dërguar menjëherë në këtë qendër nga babai i tij, ku ia kanë ofruar ndihmën e parë dhe po vazhdon trajtimin.

Ndërkohë Sinjali mëson se Policia u njoftua për rastin nga spitali, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes, ku mori një deklaratë nga babai i viktimës. Sipas informatave të para, 42-vjeçari edhe më parë dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës së tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.

Lexo edhe:  Bëhet një ndryshim në WhatsApp, çifteve mund të mos iu pëlqejë