Burri Naim Murseli, ka pranuar para Policisë se ka porositur dhe paguar vrasjen e gruas së tij

Paparaci.com ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Kjo ndodh pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit për të cilën kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Paparaci.com ka raportuar sot ekskluzivisht për arrestimin e Naim Murselit dhe Granit Plavës si dy të dyshuarit kryesor për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Murselit.

Fillimisht, Granit Plava para hetuesve policorë kishte pranuar veprën e krimit dhe kishte rrëfyer se të njëjtën e ka kryer për llogari të Naim Murselit, bashkëshorti i viktimës.

Më tutje, gjatë marrjes në pyetje, edhe Naim Murseli ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij në ngjarjen tragjike që tronditi Kosovën të mërkurën.

Lexo edhe:  Të dyshuarit për spiunazh mund të dënohen nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm