Burri keqtrajton bashkëshorten në Prishtinë pasi u kapën për para

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Maliq Pashe Gjinolli” në Prishtinë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktimë edhe kësaj radhe një gruan e cila ka vendosur që ta denoncojë në Polici bashkëshortin për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

I dyshuari K.M., sipas gruas e ka keqtrajtuar e kërcënuar, duke i shkaktuar dhunë psikike, pas një mosmarrëveshje që ka pasur për një shumë të të hollave. Paratë u bënë sebep që gruaja të kërkojë ndihmë nga Policia, ku ka përshkruar në detaje ngjarje.

Me t’u raportuar rasti, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili në stacion policor është përballur me denoncimin kundër tij dhe ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si dhunë në familje dhe është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim