Burri e kërcënon me vrasje bashkëshorten, i kërkon të largohet nga shtëpia bashkë me djalin

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një burrë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në lagjen Hajvalia, ku një burrë po dyshohet se e ka kërcënuar seriozisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka kanosur me vrasje gruan  duke i shkaktuar kështu frikë e shqetësim, e madje i ka kërkuar edhe të largohet nga shtëpia.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Hajnat i futen mërgimtarit në shtëpi: I vjedhin armë dhe disa pajisje tjera