Brenda 8 minutash gjenden 2 të vdekur në rrugët e Mitrovicës, në vende të ndara

Mitrovica u trondit pasditën e sotme, pasi brenda 8 minutash u gjenden dy të vdekur në rrugë.

Fillimisht u raportua për një të vdekur në rrugën “Ali Zeneli”, shkruan “Jepi zë”.

Policia e konfirmoi rastin për “Jepi zë”, duke bërë të ditur që bëhet fjalë për një 77 vjeçar.

“Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Avni Zahiti.

Mirëpo, del se 8 minuta para këtij rasti, në Mitrovicë u gjet edhe një trup tjetër i pajetë.

Policia thotë se trupi i një 56 vjeçari u gjet në rrugën “Fadil Deliqi”.

“Sot rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Theksojmë se që të dy rastet po konsiderohen vdekje të dyshimta dhe Policia po heton.

Lexo edhe:  Familjet me asistencë sociale do të përfitojnë këtë muaj mjete shtesë për blerjen e lëndëve djegëse