“Brenda 24 orëve do të jeni në gjendje të shihni”, çka po paralajmëron Vuçiq?
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ku ka folur për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Vuçiq tha se në 24 orët e ardhshme “do të dalë me dëshmi” se çfarë ka ndodhur, ku sipas tij të paktën një serb është vrarë brutalisht.
“Përpjekjet për të mos bërë zë se si u vranë serbët nuk do të kenë sukses dhe nuk do të kalojnë, prandaj edhe po ju informoj se brenda 24 orëve do të jeni në gjendje ta dëgjoni dhe shihni. Kemi deklarata të dëshmitarëve, njerëz që ishin në vend të ngjarjes dhe kanë parë se si së paku njëri nga të plagosurit ishte vrarë, brutalisht. Dhe Serbia nuk do të qetësohet derisa e vërteta e plotë të dihet, sepse jetët e serbëve nuk janë më pak të vlefshme se jetët e të tjerëve”, tha Vuçiq në Instagram.