Ky është i burgosuri që vdiq në Spitalin Rajonal të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, ka njoftuar se sot rreth orës 14:00 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë një i burgosuri, raporton Sinjali.

I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

Sinjali mëson se viktima është Agim Jefkaj i cili potrajtohej në Spitalin Rajonal të Pejës dhe se kishte problem shëndetësore që nga arrestimit i tij.

Siç thonë nga SHKK kohëve të fundit viktima ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Lexo edhe:  Bie në prangat e Policisë i dyshuari për kërcënimin e deputetes Musliu-Shoshi, zbulohet identiteti i tij