Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person në Prishtinë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku një person u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Prishtinë, me ç’rast u bë e ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”

Lexo edhe:  Mitrovicasi Tefik Sejdiu me lot në sy tregon se si Ivanoviqi ia mori familjarët për t’ia vrarë