Bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Brezovicës, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është bllokuar qarkullimi i automjeteve në drejtim të Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

Sasia e madhe e borës e rënë gjatë natës, bëri që të vështirësohen rrugët totalisht, çka ka bërë që Policia të dalë me njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përkohësisht rruga për në Brezovicë do të jetë e bllokuar.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është ne Brezovicë dhe po orienton komunikacionin. Nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit jemi njoftuar gjithashtu se sot, nuk ka kushte për skijim”, kështu ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt.

Lexo edhe:  S’ndalen incidentet te diskoteka ‘Lit’ në Prishtinë, plagoset me armë zjarri një person