Blerando: Me ndihmën e Zotit e shoh veten fitues të Big Brother

Blerando është shprehur sot në Prime se ai beson se do të jetë fitues i Big Brother Vip Kosova 2.

Në “Prime” u shfaq klipi për lojën e Blerandos në shtëpi.

I pyetur nga moderatori, Alaudin Hamiti se a e sheh vetën si lojëtar të fortë ai tha se po.

“Me ndihmë Zotit vetën e shoh fitues”, tha ai.

Ndërsa u pyet për distancimin me Bleron.

“Arsyeja që jam largu është se më vjen keq më thanë, po më vjen zor me debatu me të ai mbramje po është ndryshe se në mëngjes’, tha Blerado.

Ndërsa Blero tha se është i njëjti që nga fillimi.

“Nuk jem hi me ba shok këtu. E vlerësoj Blerandon, çka do që kam fol me ta ashtu e ndjej. Unë e kam thënë që nga fillimi që Blerando ka një energji të mirë. Unë jam i njëjti që nga dita e parë, atij që nuk po i konvenon tash e dy jave është çështje tjetër”, tha Blero.

Lexo edhe:  Më pak e votuara nga publiku, kjo është banorja që la përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip