BIK nis grumbullimin e porosive për kurban, sivjet çmimi i lartë i tyre

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Sipas një njoftimi, këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 180 euro ose kundërvlera e këtij çmimi, për çka ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve që po e vlerësojnë si çmim të lartë.

Ndryshe, javëve të fundit në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për shumicën e produkteve bazike, me arsyetimin e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Lexo edhe:  Vdes akademiku Tahir Emra