Përleshja në Lipjan: Ky është personi që dyshohet se e bëri për spital viktimën

Gazeta Sinjali ka raportuar për një përleshje që ka ndodhur mes dy personave ka ndodhur dje pasdite në fshatin Magure të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Izet Ajvazi, 28-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ajvazi është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Lexo edhe:  Ka marrë rreth 500 mijë frënga si social në Zvicër, kërkohet dëbimi i kosovarit