Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit

Sot na pret mot shumë i këndshëm pas vapës së madhe verore

Mëngjesi pritet të jetë me vranësira dhe lokalisht me ndonjë rrebesh shiu, ndërsa do të pasojë përmirësimi i motit.

Gjatë ditës alternime mes vranësirave e intervaleve të gjata kohore me diell. Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë vetëm 24  gradë Celsius.

Në Shqipëri po ashtu gjatë natës lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe temperaturat pësojnë ulje. Nesër në Shqipëri do të mbajë mot dukshëm më i këndshëm, me alternime mes vranësirave e intervaleve të gjata kohore me diell. Mot i ngjashëm pritet edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës

Nga e premta deri të dielën na pret mot kryesisht me diell dhe stabil, me mëngjese mjaft të freskëta dhe me rritje graduale të temperaturave ditore./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Sulmi ndaj të moshuarës/ “Orenda” suspendon katër infermiere nga puna