Bie në prangat e Policisë në Prizren ‘Softa’ me të kaluar kriminale, dërgohet në burg

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Edhe Ervin Softa, i cili kërkohej në bazë të disa urdhëresave, ka qëndruar në arrati për një kohë deri dje kur u kap nga Policia.

Softa – emër i njohur për organet e rendit, përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës, të martën në Prizren.

Sinjali ka mësuar se ndaj tij kanë qenë shtarë urdhëresa aktive, për çka i njëjti ishte dënuar edhe me burgim.

Me një histori të pasur me vepra penale, Softa njihet për mashtrim – por edhe për raste tjera të kësaj natyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti u dërgua në burg për ta vuajtur dënimin në njërën nga qendrat korrektuese në vend.

Lexo edhe:  Këta janë dy të dyshuarit për hedhjen e granatës në Tregun e Kafshëve në Prizren, njëri nga ta ende në arrati