Bie në prangat e Policisë i mituri i cili iku nga shtëpia pasi theri babain me thikë

Pak ditë më parë u raportua për një përleshje në Prishtinë, ku të përfshirë ishin babë e bir. I mituri që përpos grushteve përdori edhe thikën, duke e therur babain e tij, ishte arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por pas punës hetimore të Policisë së Kosovës, 16-vjeçari është arritur që të lokalizohet dhe i njëjti është arrestuar.

Sinjali mëson se pas arrestimit, i mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Policia kryen dy bastisje në Zveçan, lidhen me sulmin terrorist në Banjskë