Rasti në Malishevë: Një burrë raportoi se është dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumicën e rasteve viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por ndryshe ka ndodhur së fundmi në Malishevë.

Një burrë i moshës madhore e ka denoncuar një rast të dhunimit në Polici, ku ka raportuar se është keqpërdorur nga një burrë tjetër.

Raportimi i rastit nga viktima është bërë gjatë ditës së djeshme dhe akoma nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur po dje, apo më herët

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kane njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë me probleme psiqike.

Si rezultat i raportimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  Sulmohen zyrtarët policorë te ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, arrestohet një person