Bie ashensori në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore. Kjo si pasojë e rënies së një ashensori nga kati i dytë në podrum.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 23:00.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.

Njoftimi i plotë:

Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51.  Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë  pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK  për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK