Lajm i hidhur: Vdes Alush Alushi nga Suhodolli, gjatë luftës humbi katër anëtarë të familjes

Mëngjesi ka nisur me një lajm të hidhur për familjen Alushi dhe qytetin e Mitrovicës.

Në moshën 83 vjeçare ka vdekur Alush Alushi, njeri i ndershëm dhe shumë i respektuar, shkruan Jepi zë

I ndjeri gjatë luftës kishte humbur katër anëtarë të familjes.

Njoftimi i plotë:

Sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 83 vjeqare ndrroi jetë bashkëvendasi Ynë

Alush (Rexhep) Alushi

Familja njofton se ceremonia e Varrimit do të bëhet sot me datën 26.02 2023 me namaz të Drekës në ora 11:52.
Gjithë ashtu Familja Njofton se e pamja do të mbahet në Lokalet e Familjes Alushi afër shtëpisë së të ndjerit.

Për të ndjerin edhe një referat të shkruhet nuk do të mjaftonte kur dihet që kjo Familje Ja dha Lirisë së Kosovës katër anëtar, dy djemtë e Rahmetliut, Vëllaun dhe Nipin e Rahmetliut.

Në emër të Banorëve të Suhodollit Familjes Alushi i shprehim Ngushëllimet më të Sinqerta.

Lexo edhe:  Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë, kërkohet dëbimi i tyre