Bideni uron 15-vjetorin e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, thuhet në letrën e Bidenit.

Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

“SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në integrimin e saj drejt institucioneve Euroatlantike dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne e mirëpresim miratimin e propozimin evropian nga ana juaj për normalizim, me qëllimin kryesor njohjen reciproke që do të ndihmonte në sigurimin e paqes dhe prosperitetit në të ardhmen për qytetarët në Kosovës dhe Serbi”, thuhet në letrën e Bidenit.

Lexo edhe:  Më 28 nëntor hapet tregu i fundvitit “Verë N’Dimër”