Besimtarët myslimanë sfidojnë të nxehtit për goditjen simbolike me gurë të djallit në mbyllje të haxhit

Besimtarët myslimanë lëshuan sot gurë ndaj kolonave që simbolizojnë ‘Të Keqen’ në ditët e fundit të pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite.

Pelegrinazhi masiv i këtij viti ka tërhequr më shumë se 1.8 milionë myslimanë nga e gjithë bota.

Ky një nga pesë detyrimet kryesore të besimtarit dhe kërkohet të paktën një herë në jetë nga çdo mysliman që ka mundësi ta bëjë, si një udhëtim reflektimi shpirtëror për larjen e mëkateve dhe konfirmimit të unitetit të komunitetit mysliman të të gjithë botës.

Ai nis me ecjen rreth Qabes së shenjtë të xhamisë së madhe të Mekës, struktura e zezë kubike nga e cila drejtohen gjatë lutjeve të tyre të gjithë myslimanët në botë.

Gjatë tre ditëve të fundit të Haxhit, besimtarët kryejnë ritualin e lëshimit të gurëve ndaj kolonave të betonit që përfaqësojnë djallin, që është një imitim i largimit të tundimit ndaj Profetit Ibrahim siç parashtron tradita myslimane.

Lexo edhe:  Tha se Blero i kishte kërkuar qëndrimin në hotel: Linda flet përsëri për këtë rast