Besa Maloku është edhe një kosovare e suksesshme në Zvicër, konsiderohet shkencëtare e shquar

Besa Maloku vlerën e arsimit e mësoi bashkë me shkronjat e para në shkollë si refugjate. Këtë muaj ka filluar punën në kompaninë “Lonza”, si shkencëtare.

Rruga mes këtyre dy etapave ka një histori në mes.

Liria për të pyetur është baza ku nis suksesi i saj. Besa kureshtjen e shprehte kudo, në shkollë, në shtëpi e kudo ku shkonte. Natyra në vendlindjen e babait e nxiti kureshtjen për natyrë. Për të gjithçka ishte më e lehtë sepse vinte nga një familje ku të dy prindërit ishin arsimtarë. Studimet e saj lidhen me Iowa ku fitoi bursë dhe pastaj zgjodhi të studiojë biokimi në Universitetin e Zurich-ut. E gjitha për potencialin për t’i ndihmuar njerëzit.

Për tu pranuar në kompaninë framaceutike – Lonza ajo mposhti kandidatë nga vende të ndryshme të botës.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e martë dhe mërkurë