Bërnabiq: Jemi në prag të një konflikti të armatosur
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia është në prag të një konflikti të armatosur, duke u bërë thirrje organizatave joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.
Në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, Bërnabiq theksoi se në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen.
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku, tha Bërnabiq, cituar nga B92, transmeton Klankosova.tv.
Ajo pyeti se ku në kontinentin evropian mund të mos ketë informacion për një të arrestuar për 12 ditë, duke folur për ish-oficerin Dejan Pantiq.
“Askush nuk e di se ku ndodhet, nuk dihet nëse ka marrë terapi. Familja nuk mund të dëgjojë nga ai. Kreu i EULEX-it i përgjigjet gjithë kësaj, duke thënë se nuk e dinë se ku është. Dhe çfarë jeni duke bërë në? Sa njerëzisht është në rregull me ju”, pyeti Bërnabiq.
Ajo tha se arrestimi i Dejan Pantiqit, përveç ruajtjes së Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Unionit të Komunave Serbe, është arsyeja pse serbët janë në barrikada.
“Pavarësisht se sa të ndryshëm jemi, duhet të insistojmë në të drejtat e njeriut dhe t’i japim një shans paqes. Ata do të reagojnë ndryshe kur t’ju dëgjojnë. Ju lutem, këto janë gjëra të rëndësishme për ne për paqen dhe integrimin evropian”, tha Brënabiq