Bekim Jashari e feston ditëlindjen, merr urim emocionues nga Hamëz Jashari i ri

Djali i heroit të luftës, Hamëz Jasharit, po feston sot ditëlindjen e tij.

Bekim Jashari, ka marrë shumë urime nga të gjithë, por ai më emocionues mbetet nga i biri i tij, Hamëz Jashari i ri, shkruan Jepi zë.

Urimi i plotë nga i biri:

Sot është ditëlindja e babit, njeriut që me gjithë dhimbjen e përjetuar na rriti me dashurinë më të madhe duke na edukuar e mishëruar me vlerat e familjes sonë.
Duke mbajtur me krenarinë më të madhe emrin e gjyshit tim, babain nuk e kisha dhe nuk e kam vetëm baba, ai për mua mbetet shoku më i mirë dhe udhërrëfyesi për tërë jetën. Të tillë e kemi raportin dhe si të tillë më trajton çdoherë.

Duke qenë të vetëdijshëm mbi peshën e emrit që mbaj unë dhe pasardhësit tjerë të familjes, çdo ditë jetojmë e veprojmë me mësimet e babit që ia kishte dhënë stergjyshi jonë që për fat të keq nuk arritëm ta njohim por mësimet e tij po përcillen brez pas brezi nga familje jonë përmes babit i cili na i kujton e përserit me shumë admirim.

Në tërë këto vite aspak të lehta babi asnjëherë nuk u dorëzuar përkundrazi na dhuroi shumë dashuri e ngrohtësi familjare.

Sot në ditëlindjen tënde, dua të të falënderoj për gjithë atë çfarë ke bërë për ne gjatë gjithë këtyre viteve të Lirisë që na e sollën ata që mbajmë emrat e tyre bashkë me shumë e shumë dëshmorë e martirë të Lirisë.

Babi, jemi krenar me ty, me atë çfarë përfaqëson, për atë çfarë ke bërë dhe vazhdon ta bësh me gjithë zemër për të tjerët.

Jemi krenar me humanizmin që ke dhe dashurinë që ua ofron atyre që kanë më së shumti nevoj.

Lexo edhe:  Aksident në Lipjan, shoferi del nga rruga dhe rrotullohet

Sot e deri në përjetësi jemi të lumtur që të takojmë ty dhe trollit të babes Shaban.

Gëzuar ditëlindjen babi, të duam shumë!❣️