Bëhuni gati, sot pritet të bjerë bora e parë

Për sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, shqote dhe borë, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë më intensive. Në relievet malore priten reshje të dendura bore.

Pjesë të Rrafshit të Dukagjinit do të kenë vetëm reshje në formë të shiut.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10 deri në 30 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5 gradë Celsius.

Gjatë orëve të pasdites temperaturat do të pësojnë ulje.

Lexo edhe:  Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ajo e denoncon dhe kthehet te familja e saj