Murati thotë se për tri javë u punësuan mbi njëmijë të rinj në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se në platformën “Superpuna”, janë mbi njëmijë e 500 vende të lira pune për të rinjtë nga 18 deri në 25 vjeç.

Murati, në një postim në Facebook, shkroi se për vetëm tri javë në këtë platformë janë verifikuar mbi tremijë punëkërkues, mbi dymijë punëdhënës që ofrojnë punë, si dhe mbi njëmijë marrëdhënie pune dhe punësime.

Postimi i plotë:

Për vetëm 3 javë, statistikat e Superpuna duken kështu:
🔹 mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar
🔹 mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë
🔹 mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime

Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Lexo edhe:  “Ah bre motër na e djege shpirtin” – Gruaja që vdiq në Lepenc, motra e ish-kampionit të boksit