Behrami: Kurti vdes me e pasë Bedri Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se Albin Kurti vdes ta ketë Bedri Hamzën afër vetes.

Madje, Behrami u shpreh se këtë gjë Kurti e sheh edhe në ëndërr.

“Urrejten që e kanë për PDK-në është urrejtje artificiale edhe elektorale, Albin Kurti edhe krejt, sepse Albini vdes me e pas Bedri Hamzën afër vetit, vdes, do të thotë ëndërr e sheh”, tha tutje ai.

Lexo edhe:  Sulmi në Top Channel: Gjendet një provë e vetme që mund të gjejë autorët