Befason Fero: Ndërron emrin në Khattab

Fero ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media.

Kjo pasi reperi i njohur shqiptar deklaroi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm.

E duket se këtij qëllimi, reperi po ia arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i përkushtohet seriozisht riteve fetare.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet se ka ndërruar emrin, shkruan Jepi zë.

“Khattab është emri im i ri” ka shkruar Fero në llogarin e tij.

Ky ndryshim drastik i reperit vjen pas një sërë ngjarjesh në jetën e tij private, si akuzat për dhunë në familje nga gruaja e tij dhe arrestimit nga policia/ Jepi zë

Lexo edhe:  Mulla Osman për rizgjedhjen e Tërnavës në krye të BIK-ut: Veç ishalla Zoti e merr, ndryshe ai nuk e lëshon BIK-un