Befason analistja Avdiu: Akti i Granit Xhakës, është për turp, akt prej një rrugaçi

Analistja politike, Zana Avdiu së fundmi ka reaguar në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” në lidhje me yllin e futbollit shqiptar dhe atij zviceran, Granit Xhaka.

Avdiu e ka komentuar gjestin e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë ku në një moment e kapi organin gjenital për shkak të provokimeve të shumta që i bën serbët në ndeshjen ndaj Serbisë.

“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, ka shkruar Zana Avdiu.

Ndryshe, Xhaka u provokua gjatë gjithë ndeshjes nga lojtarët serbë e tifozët në baza nacionale.

Ai në fund u shpall lojtari i ndeshjes nga FIFA e Zvicra e eliminoi Serbinë duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Golin e parë në ndeshje e shënoi kosovari tjetër Xherdan Shaqiri.

Lexo edhe:  Një person sulmon një fëmijë në Prizren, shpallet në kërkim policor